Lifestyle

Kimistët e krijojnë unazën e parë nga karboni i pastër

Kimistët e krijojnë unazën e parë nga karboni i pastër

Shumë kohë pasi që shumica e kimistëve kishin hequr dorë nga përpjekjet, një ekip studiuesish e ka sintetizuar molekulën e parë në formë unaze nga karboni i pastër - një rreth ky prej 18 atomeve.

Kimistët filluan me një molekulë trekëndore të karbonit dhe oksigjenit, të cilat ata i manipuluan me rrymë elektrike për ta krijuar unazën e karbonit-18. Studimet fillestare të vetive të molekulës, të quajtur ciklokarbon, sugjerojnë që ajo vepron si një gjysmëpërçues, i cili mund të bëjë që zinxhirë të ngjashëm të karbonit të drejtë të jenë të dobishëm si përbërës elektronikë në shkallë molekulare.