Bruksel, 16 korrik – Ataku kardiak dhe cerebral përbëjnë rastet më të shpeshta të numrit të vdekjeve në vendet e Bashkimit Evropian, thuhet në raportin e Agjencisë Europiane të Statistikave (EUROSTAT).
Raporti i fundit thekson se në vitin 2016 në BE kanë vdekur 5,1 milionë njerëz.
Më tej, thuhet se 33% e rasteve janë më të rinj se 75 vjeç, 29% të grupmoshës nga 75 deri 85 vjeç dhe 38% mbi 85 vjeç.
Sipas raportit të fundit, 5% e vdekjeve janë nga aksidentet rrugore dhe faktorë të tjerë.
Numri më i madh i rasteve të vdekjes u regjistrua në Bullgari, pasuar nga Letonia, Rumania, Lituania dhe Hungaria.
Ndërkaq përqindja më e ulët e vdekshmërisë u regjistrua në Spanjë, Francë, Itali, Maltë dhe Luksemburg/ATSH.
-
Sëmundjet e zemrës shkaktojnë më shumë vdekje se të gjitha kanceret e aksidentet bashkë
-
Mbi 47 mijë të vdekur si pasojë e temperaturave të larta vitin e kaluar në Evropë
-
Raporti i BE-së: Rreth 400 mijë vdekje si pasojë e ndotjes së ajrit më 2021
-
Dy herë më shumë njerëz kanë hipertension sesa 30 vjet më parë
-
Evropa shënon mbi 1 milion të vdekur nga COVID-19