Lifestyle

Mokasinet e rrafshëta, këpucët që e dominojnë botën e modës

 

Prapa botës së mrekullueshme të modës fshihet përherë ndërlidhja e përkryer mes trendëve më të fundit të modës, kombinimit të veshjeve dhe shtesave shoqëruese me modelet klasike, të pavdekshme.

Të bëra bashkë, krejt këto krijojnë një rrëfim mode, një koleksion dhe veshjet e kombinimet e duhura. Ndonëse moda nënkupton kombinimin e gjithë pjesëve përbërëse të veshjeve, më e parapëlqyera e çdo trendi të modës dhe të pjesëve shoqëruese, si dhe favoritët e modës gjithnjë kanë qenë këpucët, shkruan sot Koha Ditore.