Lifestyle

Dobitë e konsumimit të arrës

Dobitë e konsumimit të arrës

Arra përmban deri në 60% yndyrë. Gjithashtu përmban karbohidrate, albumin, fosfor, kalium, kalcium etj. Është i pasur gjithashtu me vitaminat C, B, P, A, vaj eterik dhe lëndë ngjyrosëse. Lëngu që merret pas zierjes së gjetheve tëarrës përdoret për pastrimin e gjakut, kundër sëmundjeve të mushkërive, të lëkurës dhe të syve, është tonik i aparatit tretës dhe me anë të tij shërohet diarreja.

Kundër diarresë përdoret me efekt lëngu i luleve mashkullore të arrës, ndërsa kundër dhimbjeve në fyt, rekomandohen arrat me mjaltë. Gjethet e njoma dhe të freskëta të arrës largojnë insektet, çimkat dhe milingonat nga banesat, duke qenë tepër efikase, sidomos në shtëpinë e fshatit, ku këto të fundit janë më të pranishme. Lëngu i luleve mashkullore të arrës, shërben gjithashtu për largimin e mizave nga trupi i kuajve, përcjell eo.