Shëroni sëmundjet e kyçeve dhe reumatizmin përmes këtyre mjekimeve popullore Foto: Oncotek

Shëroni sëmundjet e kyçeve dhe reumatizmin përmes këtyre mjekimeve popullore

09 March 2019 23:14

Sëmundja quhet në përgjithësi reumatizma. Me këtë term kuptohet një proces inflamator i indeve të kyçeve.

Në raste të tjera mund të preket nga mikrobet edhe indi muskulor “reumatizëm muskulore” apo indi nervor “reumatizëm nervor”.

Përveç kuçeve, shfaqen çrregullime të metabolizmit nga infeksionet prej mikrobeve ngjitëse apo tuberkulozi.

Procesi reumatizmal zhvillohet në enët e vogla të gjakut që dëmtohen dhe lëshojnë në inde kripëra minerale dhe lëngje proteinash.

Këto vazo (enë gjaku) të dëmtuara reagojnë shumë ndaj çrregullimeve atmosferike, arsye kjo që personi me reumatizëm e ndjen prishjen e kohës.

Mendohet se infeksioni nga mikrobet ndodh në mënyrë indirekte, nëpërmjet frenimit alergjik, kur organizmi preket nga mikrobet ose helmimet e tyre.

Për shembull, pas qelbëzimit të bajameve shfaqet reumatizma akute artikulare. Kështu, nga vatrat e infeksionit mikrobet i derdhin helmet e tyre në gjak duke shkaktuar një ndjeshmëri të tepruar në organizëm, nëpërmjet së cilës zhvillohet procesi inflamator alergjik.


Lexoni edhe: 

Kuroni gjëndrat tiroide me këto mjekime popullore


Reumatizmat shfaqen në mënyrë akute dhe kronike. Takohen më tepër në moshat 5-15 vjeç te të dy gjinitë dhe prek kryesisht kyçet e mëdha, me temperaturë, dhimbje dhe vështirësi në lëvizje.

Reumatizma e kyçeve është “fluturuese”. Sot dhemb njëri kyç, nesër tjetri.

Merren masa dietike: ndalohen yndyrat, lëngu i mishit, veshkat, mëlçia, truri, konservat, patatet e skuqura, preshi, fasulet, bizelet, spinaqi, peshku me dhjam, çokollatat, vera, alkooli etj.

Këshillohen banja termale dhe ilaçe popullore.

Mjekime popullore:

1. Merrni 1 kg hudhra, 1 litër vaj ulliri, 1 iriq dhe i zieni. Me këtë përbërje lyeni dhe fërkoni vendet që dhembin. Këtë e bëni një mbrëmje po, një mbrëmje jo. Pas çdo fërkimi lyeni trupin me vaj kanelle.

2. Zieni 1 kg hudhra të qëruara me 1 litër vaj ulliri. Pas zierjes e shtrydhni në kullesë dhe me lëngun e kulluar hidhni 50 ml naftë dhe 5 të verdha të vezës. Me këtë përzierje lyeni vendet që dhembin.

3. Merrni 5 lugë gjelle me kokrra dëllinje të zeza. Zihen në 500 gr ujë për 20-25 min. kullohet dhe pihet 2 herë nga 1 gotë me këtë çaj para buke, të ëmbëlsuar me pak sheqer.

4. Gjethet e hithrës ndihmojnë shumë në sëmundjet reumatizmale. Merrni 1 grusht me gjethe të njoma të hithrës. I zieni në 1.5 litra ujë për 20-25 min. Kullohet dhe pihet 3 herë nga 1 gotë, para buke të pa ëmbëlsuar.

5. Merrni 150 gr alkool, 50 gr vaj ulliri dhe 5 gr spec djegës të kuq. Në vaj zieni 15 gr kamomil. Vaji kullohet dhe ziehet së bashku me alkoolin dhe specin. Me këtë ilaç lyeni të sëmurin sa herë ndjen dhimbje, natyrisht pjesët e sëmura.

6. Merrni 2 kg gjethe shtogu. I pastroni dhe i zieni në 6 litra ujë derisa të mbeten 2 kg. Pasi i kulloni, të sëmurit i jepet 2 lugë gjelle në ditë, me pak sheqer.

7. Edhe molla është e efektshme për reumatizmin. Merrni 2 kokrra dhe futeni në 500 gr alkool 60 gradë për 10 ditë. kullohet dhe pihet 3 herë, me 30 pika para buke./mapo

Komentet

Shto koment

Të ngjashme