Kompania zvicerane e hekurudhave ka thyer rekordin për trenin më të gjatë të udhëtarëve me udhëtimin në një prej hekurudhave më mahnitëse që përshkon Alpet.
Kompania “Rhaetian” ka vënë në lëvizje trenin e gjatë 1.9 kilometra që përshkoi rrugën nga Preda në Berguen.
Shtegu është pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s që prej vitit 2018 dhe përbëhet nga 22 tunele dhe 48 ura, përfshirë urën e lakuar në Landwasser Viaduct.
Krejt udhëtimi ka zgjatur një orë.
Udhëtarët patën rastin të shohin bukuritë zvicerane në udhëtimin prej 25 kilometrave nëpërmjet Alpeve.
Sipas udhëheqësve të hekurudhës zvicerane, rekordi kishte për qëllim që të shfaqte një prej arritjeve në inxhinierinë zvicerane dhe për të shënuar 175-vjetorin e hekurudhave zvicerane.