Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Zogjtë nuk lejohen më nëpër pemë

Zinxhirë të gjembëzuar i janë vënë pemëve së fundmi në një lagje të Bristolit në jugperëndim të Anglisë, në mënyrë që të mos lejojnë zogjtë të pushojnë në degët e tyre.

Kjo mënyrë parashikohet të parandalojë bërjen pis të makinave nga jashtëqitja e zogjve në parkun në të cilin ndodhet edhe parkingu i zonës, theksohet në raportimin e medieve të atjeshme, që e transmeton abcnews.al.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shumë nga banorët kanë shprehur me furi kundërshtinë e tyre duke u ankuar dhe tek Këshilli i Qeveritar i qytetit.

Ky vendim u mor pasi disa nga rezidentët ishin lodhur nga pastrimi çdo ditë i makinave nga mbetjet e zogjve, të cilët mblidheshin me turma në pemët ku parkoheshin mjetet e tyre.

Një përfaqësues i Këshillit të Bristolit, u shpreh se nuk e kishin të mundur të gjenin një zgjidhje për këtë, pasi parkingu ishte në një pronë private.

Image