Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Zjarrfikësit i bëjnë derman kecit “mistrec” që mbeti i bllokuar 1 ditë të tërë

Një ekip zjarrfikësish ka shpëtuar një kec nga një tub kullues, pasi mbeti i bllokuar atje për një ditë të tërë.

Pamjet, siç i transmeton KJ, tregojnë momentin kur shërbimet emergjente nxorën kecin e sapolindur për t’u ribashkuar me nënën e tij.

Keci i pafat i cili është vetëm dy javë, po luante me dy motrat e tij në fermën e tyre në Berthoud të Kolorados javën e kaluar kur ai me sa duket ngeci në tubin e vaditjes.

Teksa të vegjlit po eksploronin tubin, keci i quajtur Winston u mbërthye brenda për pothuajse një ditë të tërë.

Kapiteni Scott Lindschmidt nga Departamenti i Zjarrfikësve në Berthoud u telefonua nga pronari për të shpëtuar kecin, që vërriste pa ndërprerë.