Një kec i cili kishte ngecur 250 metra nën tokë nën tokë në një tub ujitjeje është rikthyer përsëri mbi tokë pas një misioni për shpëtim dy-ditor nga Shoqëria Humane e Arizonës.
Ekipet e shpëtimit ishin njoftuar nga një banor fillimisht që një kec 8 muajsh kishte ngecur dhe ai e kishte dëgjuar zërin e kafshës për të cilin kishte thënë se vinte nga nëntoka.
Pasi erdhën në vendin e ngjarjes ekipet e kishin zbuluar se keci kishte rënë në një tub ujitje, por e kishin problemin të përcaktonin vendndodhjen e saktë ku ai kishte ngecur. Shpëtimi u pezullua përkohësisht pas dy orësh, kur teknikët e kafshëve të urgjencës përcaktuan se ata kishin nevojë për një aparat në formë gjarpri për ta gjetur siç duhet dhinë.
Andy Gallo, Grace Watts dhe Savana Wilcox nga shoqata u rikthyen përsëri në mëngjes me një kamerë në formë gjarpri duke e futur atë 100 metra poshtë, porse ende nuk kishin mundur të merrnin pamje nga vendndodhja e kafshës.
Për fatin e tyre të mirë, keci kishte mbetur i bllokuar pesë metra poshtë gropës që ata e kishin hapur.
Edhe
Qeni shpëtohet pasi kalon 34 orë i ngecur në një të çarë të thellë në mal
Gallo kishte arritur ta kapte për këmbë duke e ngrehur atë lartë.
“Ne kurrë nuk do të ndalonim, por ti arrin te caku kur fillon t’i thuash vetës që nuk ka për të ndodhur”, ka thënë Gallo.