Një grup zhytësish në Tajlandë janë përpjekur për një kohë të gjatë që ta shpëtojnë një balenë, bishti i së cilës ishte i lidhur me një litar.
Videoja e filmuar gjatë së shtunës ka shfaqur balenën tek noton në thellësitë e oqeanit me një litar të gjatë në bisht.
Zhytësi amator, Sarakorn Pokaprakan, ishte në njërën prej zhytjeve të tij të rregullta në Sail Rock të provincës jugore Surat Than, kur bashkë me ekipin e tij hasi në balenën që përballej me vështirësi.
Sarakorn filmoi skenën dramatike teksa njëri nga zhytësit e tjerë mundohej ta priste litarin. Mirëpo thika e përdorur për këtë qëllim ishte shumë e vogël për ta liruar gjitarin.
E si rrjedhojë, përpjekja përfundoi me lëndimin e balenës.
Videoja e operacionit nënujor u bë virale të martën, duke nxitur zyrtarët që ta fillojnë një operacion kërkimi për balenën, e cila rrezikon të mos i mbijetojë lëndimit.