Ristrukturimi i disa ndërtesave të mbetura në rrënojat e Pompeit çoi në një zbulim të jashtëzakonshëm nga arkeologët; një varr monumental, i cili me shumë gjasë i përkiste një menaxheri të shfaqjeve të gladiatorëve në qytetin antik, që u shkatërrua nga shpërthimi i malit Vezuv ne vitin 79 pas lindjes se Krishtit.
Menaxheri i njohur, i cili vdiq një vit para shpërthimit të vullkanit, u varros në zonën e Pompeit të quajtur San Paolino.
Për shkak të famës dhe të pasurisë atij iu kushtua një epitaf i gjatë i shkruar në mermer, që doli në dritë nga ky zbulim. Ai vë në pah aspekte të historisë së qytetit të lashtë të Pompeit dhe vërteton pothuajse me siguri emrin e personit në fjalë.
Ndoshta bëhet fjalë për Gneo Alleo Nigidio Maio, të cilin populli e mbiquajti “princi” i kolonisë në shenjë mirënjohje për shfaqjet e mrekullueshme që organizonte.
Në këtë gërmim befasues, studiuesit zbuluan për herë të parë gjurmë të pompeianëve që iknin nga shpërthimi i Vezuvit.
Janë ta qarta vijëzimet e lëna nga një karvan sipër një shtrese prej dy metrash të materialit vullkanik.
-
Zbulimi i banjës masive romake në Pompeii shpërfaq jetën e shekullit të parë
-
Arkeologët gjejnë skeletin, dëshmi e greqishtes në Pompei
-
Arkeologët identifikojnë shpëtimtarin e vullkanit Vezuv të para 2,000 vjetëve
-
Gërmimet në Pompeo zbulojnë mbetjet e dy trupave, tregohen “biografitë” e tyre
-
Gjetjet nën hirin e llavës së vullkanit Vezuv