Kopja e një letre të nënshkruar nga Albert Ajnshtajn u gjet rastësisht nga një nëpunës i Arkivit Kulturor Hebraik të Mynihut, që ishte fshehur mes dy gazetave të vitit 1961, sipas shtypit vendas, transmeton ATSH raportimin e ANSA-s.
Është një letër përshëndetëse e vitit 1932 dhe e shkruar nga shkencëtari për ditëlindjen e 50-të të ekonomistit hebre Julius Hirsch, origjinali i të cilit është ruajtur në trashëgiminë Hirsch të Institutit Leo-Baeck në Nju Jork.
“Letra ishte nënshkruar nga Ajnshtajni dhe kolegu ishte shumë i kënaqur për zbulimin”, sipas medias.
Mënyra e mbërritjes së letrës në arkivin e Munihut nuk është e qartë.
Ajnshtajni kishte kaluar një pjesë të fëmijërisë dhe të rinisë në Mynih, por më 1932 ai kishte qenë në Berlin për pak kohë përpara se të shkonte në SHBA.
-
Valixhja e vjetër zbuloi pasurinë familjare, të humbur nën sundimin nazist
-
Zvicra më në fund pajtohet t’i hapë dosjet sekrete për mjekun famëkeq nazist që përzgjidhte viktimat e Auschwitzit
-
Rizbulohet varësja reale që njihej nga piktura e famshme britanike
-
Adoleshenti zbulon artefaktin e parë helenistik në Berlin
-
“I pëlqente frika në sytë tanë” – rrëfimi i viktimave të Epsteinit