Lima, 8 korrik – Mbetjet fosile të peshkaqenit të vjetër 400 milionë vjeç janë zbuluar në brigjet e liqenit Titikaka, në juglindje të Perusë, njoftoi Ministria e Kulturës e këtij vendi, transmeton Koha.net raportimin e medieve botërore.
“Bëhet fjalë për kurrizorin më të vjetër të zbuluar deri më tash në Peru”, tha Leonardo Zevalos, paleontolog në këtë ministri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi sqaroi se eshtrat e peshkaqenit i kanë gjetur studentët e Universitetit Puno në vendgjetjen Imarukos, në rrethin e Tarakos.
Ky lokalitet ndodhet në një lartësi mbidetare 3.800 metra, në bregun e liqenit që ndan Perunë e Bolivinë, raportojnë agjencitë, transmeton Koha.net.
Mbetjet e zbuluara që vijnë nga periudha gjeologjike Devon përbëhen nga dy eshtra nofullash dhe një e krahut notues, tha Zevalos.
Devon konsiderohet përudhë e peshqve, meqë në këtë kohë shfaqen kurrizorët e parë, peshqit, pastaj amfibiet, paraardhësit e sisorëve, rikujton njoftimi i Ministrisë së Kulturës të Perusë.