Një krijesë 390 milionë vjeçare e ngjashme me peshkun, ndoshta nuk është ajo që do të prisnit të gjenit në pemën tuaj familjare.
Por një studim i ri ka treguar se krijesa, e quajtur “Palaeospondylus gunni”, mund të jetë një nga paraardhësit më të hershëm të njeriut, shkroi DailyMail të mërkurën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFosilet e krijesës si ngjala janë të shumta në Caithness, Skoci, pasi u zbuluan për herë të parë atje në vitin 1890.
Ekspertët që nga atëherë e patën të vështirë ta vendosnin diku në botën e gjallesave, pasi kjo krijesë ishte vetëm 5 centimetër e gjatë, që e bënte rikonstruktimin e kafkës të vështirë.
Tani, Shigeru Kuratani nga qendra e studimeve RIKEN Cluster në Japoni, ka zbuluar dëshmi se krijesa kishte një nofull dhe katër gjymtyrë.
Gjetjet e vënë atë në krye të pemës familjare të kurrizorëve, përfshirë njerëzit.
“Palaepondylus” daton prapa në pikën kritike në histori kur kurrizorët e parë filluan ta bënin rrugën jashtë ujit.
Zbulimet e reja nënkuptojnë se shkencëtarët mund të zbërthejnë një sërë tiparesh morfologjike të panjohura dhe historinë e evolucionit të kafshëve me katër gjymtyrë.