Studiuesit që punojnë në Izrael kanë identifikuar një lloj të panjohur më parë të qenies antike që ka jetuar bashkë me specien tonë para më shumë se 100.000 vjetësh.
Ata besojnë se mbetjet e gjetura afër qytetit Ramla përfaqësojnë një nga “të mbijetuarit e fundit” të një grupi shumë të vjetër të kësaj qenie të ngjashme me njeriun.
Gjetjet ngjasojnë me një pjesë kafke dhe nofulle nga një individ i cili ka jetuar mes 140.000 dhe 120.000 vjet më parë, raporton BBC.
Ekipi mendon se ky individ rrjedh nga një specie e mëhershme që mund të jetë shpërndarë jashtë rajonit qindra mijëra vjet më parë dhe të krijonte neandertalët në Evropë dhe të tjerët e ngjashëm në Azi.
Shkencëtarët e kanë emëruar zbulimin e ri, “Nesher Ramla Homo type”.
-
Shpella e gjurmëve të jetës para 300 mijë vjetësh
-
Kafka misterioze mbi 280 mijë vjeçare zbardh “njeriun e panjohur”
-
Zbulohen specie misterioze që jetuan 100,000 vjet para njerëzve
-
Mbetjet fosile të një gruaje mendohet të jenë mbi 3 milionë vjet të vjetra
-
Rishkruhet historia, zbulohen dëshmitë më të vjetra të njerëzimit