Kuriozitet

Rishkruhet historia, zbulohen dëshmitë më të vjetra të njerëzimit

Arkeologët kanë mbetur të habitur kur kanë zbuluar mbetjet më të vjetra të njeriut modern deri më tani, duke e shtyrë kohën që konsiderohet të ketë jetuar njeriu modern edhe për 30,000 vjet të tjera.

Ky zbulim është jetik për komunitetin arkeologjik, pasi këto mbetje dëshmojnë se njerëzit modernë bridhnin në Tokë shumë përpara se 230,000 vitet e vlerësuara më parë. Edhe pse fosili, i njohur si "Omo I" u zbulua në Etiopi në vitin 1967, shkencëtarët kishin vështirësi të vlerësonin saktësisht se sa të vjetra ishin ato mbetje.

Tani, një ekip ndërkombëtar ekspertësh të udhëhequr nga studiues të Universitetit të Cambridge kanë vërtetuar se fosili është shumë më i vjetër se sa ishte llogaritur më parë, shkruan Express.co.uk.

Autorja kryesore e studimit, Celine Vidal, tha: “Duke përdorur këto metoda, mosha e pranuar përgjithësisht e fosileve Omo është nën 200,000 vjet, por ka pasur shumë pasiguri rreth kësaj date”.

Studiuesit besojnë se edhe pse studimi tregon një moshë të re për njeriun modern në Afrikë, është e mundshme që zbulime të reja ta rrisin moshën e species sonë edhe më tej.