Tiranë, 29 qershor - Ophidiaster ophidianus, ylli i parkut detar kombëtar Karaburun-Sazan është një nga thesaret më të bukura në këtë vend,
Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura tha sot se Ophidiaster ophidianus është një specie e jashtëzakonshme që gjendet në parkun detar kombëtar Karaburun-Sazan.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“I pajisur me 5 krahë cilindrikë dhe me përmasa të diametrit që variojnë nga 20-40 cm, ylli i detit Ophidiaster ophidianus përfaqëson një prej thesareve më të bukura të parkut detar. Gjendet në shkëmbinjtë detar në thellësi 5 deri 25 m”, shprehet AKZM.
Po ashtu, AKZM shton se Ophidiaster ophidianus mund të ketë ngjyrë të kuqe, lejla apo portokalli.
“Karakteristikë është se nga një krahë i këputur i yllit të detit mund të formohet një individ i ri. Marrin frymë nëpërmjet qeskave të vogla të quajtura papilla të cilat gjenden në sipërfaqe të trupit”, bën të ditur AKZM/ATSH.