Raketa e kompanisë SpaceX, Falcon 9, është detektuar në disa vende të Ballkanit. Ajo u pa edhe në qytetin e Vushtrrisë, ka njoftuar Klubi i Astronomisë së Kosovës.
Në këto pamje u panë ato që njihen si “spiralet e raketës”, që janë të lidhura me imazhet që kapen gjatë lëvizjes së ajrit dhe manovrave të motorëve të raketës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëto spirale shfaqen kur raketa liron karburant të tepruar në pjesën e sipërme të atmosferës gjatë fundit të misionit. Karburanti ngrin në formë akulli si pasojë e temperaturave të ulëta, e kur ai ndriçohet nga Dielli, kristalet reflektojnë, që pastaj mund të vërehen me sy të lirë.

“Raketa Spacex Falcon 9 u pa në Kosovë”, ka shkruar Klubi në Facebook.
Dilema dhe shumë pyetje kanë nxitur këto pamje edhe në Kroaci.
Fenomene të tilla janë parë edhe disa herë në rajonin kosovar.
VIDEO nga mediumi "The Sun": Si duket spiralja në qiell