Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Vritet një pacient me COVID-19 në Kaliforni, u godit me bombolë oksigjeni pasi lutej

Një mosmarrëveshje mes dy pacientëve me COVID-19 në një spital në Kaliforni eskaloi në atë përmasë sa që një 37-vjeçar e goditi për vdekje me bombolë të oksigjenit një 82-vjeçar, shkruan BBC.

Javier Martinez u zemërua kur 82-vjeçari me të cilin po e ndante dhomën në spital filloi të lutej, ka njoftuar Policia e Los Angelesit.

Martinez kapi bombolën e oksigjenit dhe e goditi 82-vjeçarin. Viktima vdiq në ditën tjetër. Ndaj 37-vjeçarit është ngritur akuzë për vrasje.

Çifti, për të cilët ka thënë Policia se nuk njiheshin mes vete, po trajtoheshin në Spitalin “Antelope Valley” në Lancaster në jug të Kalifornisë.

“I dyshuari u zemërua kur viktima filloi të lutej. Ai më pas e goditi viktimën me bombolë oksigjenit”, thuhet në një njoftim të Policisë së Los Angelesit. “I dyshuari, 37-vjeçari Martinez, është arrestuar dhe ndaj tij është ngritur akuza për vrasje, krim për urrejtje dhe po ashtu abuzim me të moshuar”.