Një vajzë 22-muajshe e gjetur e gjallë pas katër ditësh në një mal rus, ka premtuar se nuk do të zhduket kurrë më.
Lyuda Kuzina brodhi në një zonë afër shtëpisë së saj në Smolensk, ndërsa ngriti kërkim-gjetjen duke përfshirë qindra njerëz.
Ajo nuk pati ushqim dhe ujë dhe u gjet e mbuluar nga kafshimet e insekteve, por e gjallë.
“Është mjaft e vendosur se kurrë më nuk do të largohet nga nëna e saj”, ka thënë e ëma.
“Edhe pse nuk e di sa do ta mbajë mend premtimin, por të paktën ajo thotë kështu”, shtoi Antonina Kuzina për një gazetë ruse, transmeton BBC.
400 vullnetarë dhe policë e kërkuan atë. Zhytësit e kërkuan edhe në ujërat afër, por nuk e gjetën, deri kur një grup ndaloi për pushim 4 km nga shtëpia dhe dëgjuan një zhurmë. Vullnetarët thanë se në atë vend kishin qenë edhe ditën e parë të kërkimit, por vetëm të katërtën ditë arritën të dëgjonin një zhurmë dhe ta lokalizonin.
-
Gjendet shëndosh e mirë britanikja që u zhduk para 52 vjetësh
-
Gjendet 7-vjeçari që u zhduk në malin e Novobërdës
-
Ukrainasja 98-vjeçare eci kilometra rrugë vetëm për t’u ikur rusëve
-
98-vjeçarja ukrainase që eci mbi 10 kilometra nën granatime për të ikur nga forcat ruse
-
3-vjeçarja shpëtohet pas 60 orësh nën dhe