Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Vizitorët kinezë mësyjnë lokacionet historike të Tibetit

Qielli i kaltër i Tibetit rrethon peizazhin përreth Pallati të Potalës.

Dikur kjo ishte shtëpia e Dalai Lamës dhe është qendra ikonike e budizmit tibetian.

Pallati është një destinacion i popullarizuar për turistët vendorë.

Kjo pasi që përherë e më shumë kinezët po zgjedhin që të vizitojnë lokacionet vendore turistike, pasi që pandemia po e vështirëson udhëtimin gjetkë.

Mirëpo turizmi po e vë Tibetin përballë disa sfidave, shkaku i gjendjes së brishtë të këtyre vendeve historike dhe mjedisit.

Edhe Samiti Trump-Xi do të përcaktojë marrëdhëniet e superfuqive për shumë vjet Botë Samiti Trump-Xi do të përcaktojë marrëdhëniet e superfuqive për shumë vjet

Autoritetet janë munduar që t’i gjejnë zgjidhje fluksit të shtuar të turistëve në vendet si Pallati i Potalës, Tempulli i Jokhangut dhe liqeni Namtso.

Gonggar Tashi, drejtor i Pallatit të Potalës, ka shpjeguar vendimin që është detyruar ta marrë për ta mbrojtur trashëgiminë kulturore.

“Kemi caktuar numër të kufizuar të njerëzve që mund të hyjnë në Pallatin e Potalës. Aktualisht, në këtë Pallat lejohen maksimalisht 5 mijë vizitorë në ditë. Këtë shifër e kemi caktuar pas disa ekzaminimeve të kujdesshme dhe pas monitorimit të strukturave të mureve dhe drunjve përreth Pallatit”.

Gjatë një vizite shumë strikte të gazetarëve të “Associated Press”, turistët kanë shprehur shqetësime për kundërthëniet politike në Tibet, të cilin Kina e sheh si pjesë të sajën.

Forcat komuniste kishin hyrë në rajon më 1951 dhe Dalai Lama, lideri politik dhe shpirtëror i Tibetit, kishte ikur në Indi gjatë kryengritjes së dështuar kundër sundimit kinez më 1959.

Edhe Ana që s’e panë 300 milionë turistët që vizituan rajonin mahnitës të Xinjiangut Botë Ana që s’e panë 300 milionë turistët që vizituan rajonin mahnitës të Xinjiangut

Për turistët, Tibeti nuk është vetëm një vend i mrekullueshëm, por ka edhe një ndërlidhje shpirtërore, ka shpjeguar Ge Lei, zëvendësdrejtor i Asociacionit për Turizëm në Kinë.

“Njerëzit e kanë psikologjinë e pelegrinazhit. Shumë prej tyre qajnë kur vijnë në Tibet, sepse ndihen të pastruar shpirtërisht. Nuk ndikohen vetëm nga natyra spektakolare, por edhe nga kultura dhe njerëzit”.

Me zbukurimet shkëlqyese në çatinë prej bronzi, Tempulli Jokhang është një tjetër vend që duhet vizituar në Tibet.

Turistët e vizitojnë manastirin, ku murgjit ende komunikojnë me duartrokitjet tradicionale kur duan të theksojnë diçka.

Tibeti ka pritur 35 milionë turistë gjatë vitit 2020, 12.6 për qind më shumë sesa një vit më parë.

Edhe Dalai Lama thotë se do të ketë pasardhës Botë Dalai Lama thotë se do të ketë pasardhës

Pandemia COVID-19 ka ndikuar në fuqizimin e ekonomisë së Tibetit, pasi që turistët nga Kina i janë kthyer turizmit përbrenda vendit.

Çështja tani është nëse ky fluks i madh i vizitorëve do të ndikojë në dëmtimin e kësaj parajse në Tokë.