Një skulpturë masive me patate në Qipro është vjedhur në natën e Vitit të Ri. Skulptura gjendej në fshatin Xylophagou, ndërsa thuhet se është hequr nga disa persona të panjohur.
E ashtuquajtura “patate e madhe”, bëri bujë në mbarë botën, që nga tetori i 2021-s kur ishte vendosur.
Shumë turistë kanë pozuar para “patates”, derisa autoritetet policore kanë thënë se janë shkaktuar dëme në vlerë të 4 mijë funte.
Banorët e Qipros janë të njohur për kultivimin e patates dhe për këtë arsye e kishin vendosur skulpturën, në shenjë atraksioni turistik. Fshati Xylophagou numëron rreth 10 mijë banorë.
Artikuj të ngjashëm