Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Vidhen dy mjete motorike në një bazë ushtarake të Suedisë

Policia suedeze njoftoi për vjedhjen e dy automjeteve ushtarake, të rënda gati shtatë tonësh.

Ato u vodhën nga një depo ushtarake në verikperëndim të Stokholmit, njoftuan mediat e atjeshme, transmeton Koha.net.

Në mjetet motorike të larta 2,8 metra dhe të gjata 5,32 metra nuk kishte armë, municion e as mjete shpërthyese, njofton AP-ja. Bëhet fjalë për tanke.

Supozohet se vjedhja e këtyre mjeteve nga baza ushtarake Enkoping, 70 kilometra larg nga kryeqyteti suedez, ka ndodhur natën në mes të martës dhe të mërkurës.

Policia ka nisur hetimet në gjithë vendin për mjetet e vjedhura motorike.