Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Videoja virale në Youtube shitet për mbi 760 mijë dollarë

Një nga videot më të famshme në Youtube e dy vëllezërve është pjesë e historisë së internetit. “Charlie Bit My Finger”, ku shihet njëri vëllai duke ia kafshuar gishtin tjetrit, do të largohet përfundimisht nga kjo platformë pasi që është shitur prej 760.999 dollarë.

Familja Davies-Carr vuri në ankand videon 56-sekondëshe, derisa vlera e saj u rrit në mënyrë dramatike, raporton BBC.

Beteja e ofertave u bë mes dy llogarive anonime për videon që nga viti 2007 është shikuar mbi 880 milionë herë. Me t’u shitur, videoja do të largohet nga Youtube dhe do të përdoret nga një kompani biznesi që posedojnë videot më virale në mbarë botën.

Artikuj të ngjashëm