Një veteran i Luftës së Dytë Botërore thyen rekord në zhytje në moshën 96 – vjeçare.
Ray Woolley zgjodhi ta festojë ditëlindjen duke u zhytur në 42.4 metër thellësi. I moshuari britanik e ka kthyer tashmë në traditë zhytjen në thellësi të detit, por nga ana tjetër nuk heq dorë as nga arritjet.
Një vit më parë u zhyt në një thellësi prej 40.6 metrash, ndërsa sivjet e theu këtë rekord me 2.4 metër.
“Është thjesht e pabesueshme. Shpresoj ta bëj edhe vitin e ardhshëm. E refuzoj faktin se po plakem”, u shpreh Woolley për ‘The Reuters’, transmeton KlanPlus.
Pasioni që ai ka për notin ka bërë që të realizohet një dokumentar mbi jetën e tij që titullohet “Jeta fillon në të 90-tat”. Filmi do të shfaqet këtë muaj në festivalin që zhvillohet në Bosnjë-Hercegovinë.
Ray Woolley jeton aktualisht në Qipro. Ai ishte operator radioje në Luftën e Dytë Botërore dhe me origjinë është nga Port Sunlight në veriperëndim të Anglisë.
-
Rusi vendos rekord botëror me një zhytje 126 metra pa frymë
-
Thyhet rekordi për ecjen më të gjatë nën ujë
-
Burri më i vjetër në botë feston ditëlindjen
-
102-vjeçarja feston ditëlindjen duke u hedhur me parashutë
-
Veterani 102-vjeçar i Luftës së Dytë Botërore vdiq duke shkuar në ngjarjen e shënimit të Ditës D