Elon Musk është bërë njeriu i katërt më i pasur në botë, pas një rritje të madhe të vlerës së aksioneve të kompanisë së tij të veturave, Tesla, raporton The Guardian.
Pasuria e tij është rritur më tepër se 13.3 miliardë dollarë për vetëm dy ditë, transmeton KOHA.
Pasuria e tij aktualisht është më shumë se 90 miliardë dollarë, duke kaluar personin më të pasur të Francës, manjatin e mallrave luksoze Bernard Arnault, kryetar i Louis Vuitton,
Ende para Muskut renditen themeluesi i Facebookut, Mark Zuckerbergu, ai i Microsoftit Bill Gates, si dhe pronari i Amazonit, Jeff Bezos, me këtë të fundit që është shkëputur në krye me mbi 195 miliardë, sipas të dhënave nga Bloomberg.
Artikuj të ngjashëm
-
Elon Musk nuk është më personi më i pasur në planet
-
Elon Musk në histori, pasuria iu rrit për 36 miliardë dollarë në vetëm një ditë
-
Elon Musk bëhet personi më i pasur në botë
-
Musk tejkalon Gatesin për t’u bërë personi i dytë më i pasur në botë
-
Elon Musk lë prapa Zuckerbergun, bëhet personi i tretë më i pasur në botë