Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Elon Musk lë prapa Zuckerbergun, bëhet personi i tretë më i pasur në botë

Pasuria e Elon Muskut tani ka arritur në 115 miliardë dollarë, duke e lënë prapa themeluesin e Facebookut, Mark Zuckerberg, sipas të dhënave nga Bloomberg.

Kjo rritje e shpejtë e pasursë së Muskut ka ndodhur për shkak të rritjes prej 12 për qind në bursë që ndodhi të hënën, transmeton KOHA.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Musk tani është personi i tretë më i pasur në botë, më i varfër vetëm se Bill Gates e Jeff Bezos, shkruan CNN.

Top pesë personat më të pasur në botë janë: Jeff Bezos, Bill Gates, Elon Musk, Mark Zuckerberg dhe Bernard Arnault.

Musk gjithashtu është themelues i disa prej kompanive, përfshirë këtu SpaceX, The Boring Company, Hyperloop dhe OpenAI.

Më 2020 aksionet e Teslas janë rritur përreth 500 për qind, përderisa vlera aktuale e kompanisë është rreth 475 miliardë dollarë.