Ka shumë faktorë që bëjnë që familjet të kenë gjithnjë e më pak fëmijë, por a e dini se ku është vendi ku ka numër më të vogël të lindjeve për kokë banori?
Gratë në Itali po lindin gjithnjë e më pak dhe ato në Sardenjë kanë një rekord negativ, shkruan Independent.
Mesatarisht 5.2 fëmijë për një mijë banorë lindin në ishull, që është numri më i ulët në të gjithë botën.
Mesatarja e fëmijëve të lindur për nënë është 0.99 (në nivel kombëtar 1.25) dhe po zvogëlohet nga viti në vit.
"Në kulturë, gratë në Sardenjë kishin një moshë më të lartë në martesë se ato në pjesën tjetër të vendit", shpjegon Marco Zurru, profesor i sociologjisë në Universitetin e Cagliarit.
“Sot nuk është më kështu, por efekti është i njëjti, për të hyrë në tregun e punës dhe për të ndërtuar një karrierë duhet të jesh më i arsimuar dhe të kesh një sërë arritjesh dhe titujsh, gjë që ndikon në mënyrë të pashmangshme në heqjen dorë nga krijimi i një familje”, shton Zurru, duke theksuar se motivet ekonomike dhe politika ndikon edhe në uljen e numrit të fëmijëve të lindur.
-
Lindshmëria në botë po bie në mënyrë të paprecedentë, alarmon OKB-ja
-
Japonia shënon numrin më të ulët të lindjeve në mbi një shekull
-
Italia në hall me rënien e natalitetit, kërkohet ndërhyrja e BE-së
-
Papa Françesku u bën thirrje italianëve të lindin fëmijë
-
Serbia ndër vendet me më së paku lindje në botë