Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Vendet me rritjen më të madhe të turizmit në vitin 2021

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Turizmit (UNWTO), Mali i Zi, Qipro dhe Maldivet kanë shënuar rritjen më të madhe të turizmit në botë për vitin 2021 krahasuar me 2020-n. 

“Lehtësimi i kufizimeve të udhëtimit, ndihmë për COVID-19, protokollet e sigurisë dhe komunikimet e qarta kanë bërë që këto vende të kenë këtë rritje”, ka njoftuar UNWTO në Twitter.

Renditjen e Malit të Zi, i vetmi vend ballkanik, si një nga vendet me rritjen më të madhe të turizmit e ka mirëpritur ministri i Zhvillimit Ekonomik, Jakov Milatoviq.

“UNWTO ka njohur rezultatet e Malit të Zi në rimëkëmbjen e turizmit vitin e kaluar”, ka shkruar Milatoviq në Twitter.