Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Veglat më të lashta prej guri gjenden në Ukrainë

Vegla të lashta prej guri të gjetura në perëndim të Ukrainës mund të jenë provat më të vjetra të njohura të prezencës së njeriut në Evropë, sipas një studimi të publikuar në Nature.

Gurët e copëtuar, të krijuar nga shkëmbinj vullkanikë, u nxorën nga një gurore në Korolevo në vitin 1970. Arkeologët përdorën metoda të reja për të gjetur se gurët që rrethojnë mjetet datojnë prej nga mbi 1 milion vjet, shkroi AP.

“Kjo është prova më e hershme e njeriut në Evropë e gjetur deri tash”, ka thënë Mads Faurschou Knudsen, gjeofizikan.

Veglat prej guri mund të jenë përdorur për prerjen e mishit.

Vegla prej guri të këtij lloji ishin gjetur në Afrikë dhe datonin nga 2.8 milionë vjet para.

Artikuj të ngjashëm