Një fitues i lotarisë në Xhamajkë është bërë edhe më i famshëm përveç që ka marrë 1.1 milion dollarë.
Ai ka vendosur që preminë ta tërheq duke vendosur një maskë me qëllim që të mos e njohin të afërmit e tij.
Në të vërtetë, burri – i identifikuar vetëm si “A. Campbell” – u maskua i tëri, prej kokës deri te këmbët, me qëllim që të mos bie në syrin e ndonjë të afërmi, raporton Washington Post.
Campbell nuk tërhoqi paratë për 54 ditë ndërsa kur mori vesh se kishte fituar, është ndier i sëmurë gjatë tërë kohës.
“Shikova tiketën dhe vrapova në tualet dhe thash: ‘Fitova! Fitova. Që prej asaj dite nuk jam ndier mirë. Kam pasur kokëdhimbje sepse mendoja shpesh dhe harroja se kisha fituar”, ka thënë ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Amerikani bëhet milioner nga lotaria
-
Amerikani i fitoi “rastësisht” 1 milion dollarë në lotari
-
Amerikani u bë milioner në lotari, nuk e kuptoi për javë të tëra
-
Fituesi i jackpotit 95 milionë dollarësh, e tërheq çmimin i maskuar si te filmi “Lufta e Yjeve”
-
Amerikani i fitoi tre milionë dollarë nga tiketa 30-dollarëshe