Kuriozitet

Vdes piloti që me aeroplanin e tij të vogël hyri në shtëpi për inat të gruas

Piloti i një aeroplani të vogël ka humbur jetën, kur aeroplani që ai operonte, me sa duket qëllimisht, hyri në shtëpinë e tij në Payson në Utah të SHBA-së.

Incidenti i paparë ndodhi në orën 2:30 sipas kohës lokale, dhe mediat e atjeshme raportojnë se dy persona, një grua dhe një fëmijë, që ishin në atë moment në shtëpi, shpëtuan pa dëmtime, raporton AP.

Sipas zyrtarëve, piloti i cili humbi jetën, me qëllim hyri me aeroplan në shtëpinë e tij disa orë pasi u arrestua dhe u lirua me dyshimin për sulm ndaj gruas së tij.

Dëshmitarët thanë se të dy ata ishin grindur derisa po pinin, transmeton Ksp.