Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Katër të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit në SHBA, përfshirë pilotin

Piloti i një aeroplani privat që u rrëzua dy ditë më parë në Virginia me ç’rast vdiqën katër persona, është parë i rrëzuar në kabinë.

Siç raportohet, të vdekur në aksidentin e së dielës mbetën vetë piloti dhe tre pasagjerë të tjerë.

Aeroplani Cessna Citation kaloi hapësirën ajrore të kufizuar mbi Uashington përpara se të binte në Virginia.

Dy avionë luftarakë F-16 ishin vënë pas tij, të cilët me shpejtësi supersonike u munduan ta ndalonin që të binte, por pa sukses.

Piloti ishte i heshtur përgjatë dy orëve të fluturimit dhe pasi mbeti pa karburant, aeroplani u rrëzua në një zonë malore me pyje të dendur.

Nuk është e qartë pse piloti nuk reagoi.

Edhe Rrëzohet një aeroplan në SHBA, s’ka të mbijetuar Botë Rrëzohet një aeroplan në SHBA, s’ka të mbijetuar

Katër personat që vdiqën nuk janë identifikuar zyrtarisht, por një biznesmen tha se anëtarët e familjes së tij ishin në bord.

John Rumpel, 75 vjeç, i cili drejton biznesin që zotëronte aeroplanin, tha për New York Times se vajza e tij, mbesa dyvjeçare dhe dadoja e saj ishin në aeroplan së bashku me pilotin.