Krijuesi i enigmës të njohur Sudoku, Maki Kaji, ka vdekur në moshën 69-vjeçare nga kanceri në zorrë, kanë bërë të ditur nga kompania e tij.
Japonezi i njohur si “kumbari i Sudokut”, kishte krijuar enigmën për fëmijë dhe persona “që s’duan të mendojnë shumë”. Emri i tij ishte bërë i njohur në vitin 2004, kur një numër i Sudokut ishte publikuar në gazetën e përditshme angleze “The Times”. Dy vjet më vonë, Japonia rizbuloi enigmën e tyre, të emëruar “gyakuyunyu”.
Kaji ishte udhëheqës i kompanisë për krijimin e enigmave “Nikoli Co”.
Sudoku është lojë e kombinuar me numra në nëntë rubrika, në të cilat duhet vendosur numra nga 1-9, por pa i përsëritur në rendin pasues.

Një shembull i Sudokut