Krahas luftimeve me forcat ruse, ushtarët ukrainas janë përpjekur të gjejnë kohë edhe për familjet e tyre.
Në blogun “UkrArmyBlog”, u publikua një video ku një ushtar ukrainas doli nga tanku dhe me një buqetë me lule, u nis drejt shtëpisë ku qëndron e dashura e tij.
Fshehurazi, nxori unazën dhe i propozoi martesën, gjersa tërë momentin po e filmonin miqtë e tij ushtarë.
Pamjet u publikuan të shtunën në rrjetin social Twitter, derisa nuk është bërë e ditur se ku ndodhi ky gjest.
Në fillim të luftës, disa banorë para se të armatoseshin për luftë, u martuan, me arsyetimin “që të jenë gjithmonë bashkë”. Disa “dasma” u organizuan edhe në fronte të luftës.
Artikuj të ngjashëm
-
Ushtari rus bëhej s’i i vdekur, por Ukraina “e befasoi” me predhë
-
Bomba brenda tankut, si e shkatërroi Ukraina artilerinë ruse
-
Ushtarët e plagosur rusë ikin në gjendje të mjerueshme nga Ukraina
-
Ushtari rus tentoi t’i ikte dronit, mjeti i dirigjuar shpërthen pranë tij
-
Tanket ruse nën flakë, pamje nga territori ukrainas [VIDEO]