Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Uragani nxjerr në Florida një varkë disa shekuj të lashtë

Landy Lathrop po shëtiste me biçikletë në Florida të Shteteve të Bashkuara, kur pa një varkë të pazakontë, që e kishin nxjerrë ujërat e uraganit Irma.

Objektin nga druri, që peshon mbi 700 kilogramë, e mori dhe e dërgoi në një qendër që merret me studime historike.

“E dija që ka diçka të veçantë te kjo barkë. Nuk është aspak si të zakonshmet që i shohim çdo ditë”, ka thënë Lathrop lidhur me gjetjen, transmeton albeu.

Studimet fillestare kanë treguar se kjo është një varkë që i përkiste amerikanëve autoktonë dhe se është disa shekuj e vjetër.