Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Udhëtonte me 1.6 ton borë mbi veturë

Policia zvicerane njoftoi sot se kishte ndaluar për arsye sigurie një veturë me targa suedeze, pasi mbi karrocerinë e saj gjendeshin 1.6 ton borë.

Policia e kantonit të Solerit deklaroi se kishte ndaluar sot pas mesditës veturën që po i drejtohej Zyrihut.

“Pas kontrollit, pamë që mbi karrocerinë e veturës ndodhej një shtresë bore prej 40 centimetrash dhe, sipas përllogaritjeve, pesha e saj ishte të paktën 1 600 kilogramë”, tha policia në një komunikatë, transmeton atsh.

”Të ecësh me këtë peshë mbi karroceri përbën një rrezik të madh, pasi bora mund të binte mbi asfaltin e autostradës”, shtoi ajo.

Pas mbajtjes së një proceverbali, drejtuesi i veturës u detyrua të hiqte borën dhe pastaj u la i lirë për të vazhduar rrugën.

Artikuj të ngjashëm