Një këlysh i llojit pastor gjerman ka arritur në Meksikë nga Turqia si shenjë falënderimi nga qeveria turke për ndihmën që kanë dhënë qentë e kërkim-shpëtimit të Meksikës pas tërmetit shkatërrues të shkurtit.
Turqia ka thënë se shpreson që këlyshi “do ta vazhdojë trashëgiminë” e Proteos, një qen shpëtimi meksikan që ngordhi gjatë kërkimeve për të mbijetuar nga tërmeti.
Meksika ka thënë se dhurata e Turqisë tregon se “ndihma humanitare nuk njeh kufij”.
Këlyshi nuk është emëruar ende, shkroi BBC.
Ministria meksikane e Mbrojtjes ka pyetur qytetarët të votojnë për një nga tre emrat: Proteo II, Arkadas (në turqisht d.m.th. mik) ose Yardim (në turqisht d.m.th. ndihmë”).
Artikuj të ngjashëm
-
Ngordh qeni që i nxori dy njerëz nga gërmadhat e tërmetit
-
Qeni shpëtohet nga rrënojat 23 ditë pas tërmetit në Turqi
-
Një i vdekur si pasojë e përmbytjeve në Antalya të Turqisë
-
Shpëtohet këlyshi që kishte rënë në një tub të ngushtë të kanalizimit
-
Nxirret i gjallë nga rrënojat edhe një qenush, gati një muaj pas tërmetit në Turqi