Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Nxirret i gjallë nga rrënojat edhe një qenush, gati një muaj pas tërmetit në Turqi

Qeni i quajtur “Fistik” i cili mbeti nën rrënojat e një ndërtese në Antakya pas tërmeteve shkatërruese në Turqi, është nxjerrë shëndosh e mirë në ditën e 25 që nga tërmeti i parë i 6 shkurtit.

Ekipet turke po vazhdojnë punën në rrënoja, tashmë për t’i larguar mbeturinat nga aty ku para tërmeteve ishin vendbanime.

Ndërtesa nga rrënojat e së cilës u nxor qeni kishte qenë 4-katëshe. Punonjësit kishin dëgjuar të lehurat që vinin nga aty dhe menjëherë intensifikuan kërkimet për qenin.

Qeni krejt i bardhë kishte mbijetuar me ushqimin që kishte mbetur në tasin e tij.

Të njëjtin fat nuk e pati pronari i qenit. Ekipet e nxorën edhe trupin e pronarit, por ishte i pajetë. Ai kishte mbetur i vdekur nën rrënoja në dhomën tjetër të shtëpisë.

Edhe Qeni shpëtohet nga rrënojat 23 ditë pas tërmetit në Turqi Kuriozitet Qeni shpëtohet nga rrënojat 23 ditë pas tërmetit në Turqi

Dy ditë më parë edhe një qen tjetër u nxor i gjallë në Hatay.

VIDEO