Një video emocionuese nga Hatay i Turqisë po bën xhiron, me një qen si protagonistin kryesor, shkruan Euronews.
Qeni po pret prej ditësh para një ndërtese të shembur nga tërmeti.
Dëshmitarët kanë thënë se qeni ishte pjesë e një familje që ka mbetur nën rrënoja.
Ata thonë se e kanë larguar qenin në një vend tjetër, por është kthyer prapë në pritje për ta parë pronarin e tij.
Tërmetet që goditën Turqinë dhe Sirinë të hënën lanë mbi 25 mijë të vdekur deri tani.
Artikuj të ngjashëm
-
Nxirret i gjallë nga rrënojat edhe një qenush, gati një muaj pas tërmetit në Turqi
-
Qeni shpëtohet nga rrënojat 23 ditë pas tërmetit në Turqi
-
Pamje nga momenti i shpëtimit të një qenushi i cili qëndroi mbi 90 orë nën rrënoja
-
Ndalet demolimi në Turqi, helikopterët ushtarakë nisin operacion shpëtimi për dy mace të bllokuara
-
Zhvillime kyçe pas tërmetit në Turqi dhe Siri