Një grua 112-vjeçare e ka shfrytëzuar të drejtën e votës të dielën në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare që po mbahen në Turqi.
Votuesja turke Gullu Dogan, është personi më i vjetër në Gumushane, rajoni i Detit të Zi të Turqisë, raportoi "Al Jazeera".
Ajo mori pjesë në votim në qendrën e saj lokale të votimit me fëmijët dhe nipërit e saj.
Ajo vendosi të merrte pjesë personalisht në zgjedhje, pavarësisht se ka pasur mundësinë të hedhë votën e saj përmes një kutie të lëvizshme votimi.
Votuesit turq do të zgjedhin të dielën midis presidentit Erdogan, i cili kërkon rizgjedhjen, kandidatit kryesor të opozitës, Kemal Kilicdaroglu dhe Sinan Ogan.
112 yaşındaki Güllü Doğan, oyunu yürüyerek geldiği sandıkta kullandı ve hayırlı olsun dileklerini iletti.https://t.co/mszw2ew7o5 pic.twitter.com/gj69WcyVny
— TRHaber (@trhaber_com) May 14, 2023
-
Osmani nuk komenton për çështjen e presidentit
-
Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli
-
Qytetari ankohet se nëna e tij që nuk di shkrim dhe lexim nuk u lejua të votonte
-
Osmani: Qytetarët sot vendosin për një të ardhme më të mirë
-
Osmani: Kur e kam informuar Kurtin se i kemi 82 vota, më ka thënë tash s’i ki votat e VV-së