Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Trumpi pritet nga “bebja Trump” në kufirin SHBA-Meksikë

Foto: Reuters

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, të premten është pritur në Kaliforni, në vendkalimin kufitar të Calexicos, me një balonë gjigante që dukej si Trumpi, por në formën e bebes, i cili fluturonte afër një pjese të re të murit me Meksikën ku presidenti po shkonte të inspektonte.

Balona ishte në qendër të një tubimi anti-Trump të organizuar nga rreth 80 persona pranë një pjese të ndërtimeve të murit kufitar.

Image

Roseana Martinez, 19 vjeçare nga Chula Vista, San Diego, ka thënë se presidenti Trump duhet t’i shohë dhe t’i trajtojë ata si njerëz.

“Unë vetëm dua që ai të na dëgjoj dhe të na sheh si njerëz. Ne nuk jemi dhunues, nuk jemi të tmerrshëm, nuk jemi kafshë, ne jemi njerëz, siç është edhe ai”, ka thënë ajo, shkruan Reuters, transmeton Koha.net.

Image

Raul Quesada, 63 vjeçar, ka thënë se është kundër keqtrajtimit të emigrantëve.

“Unë erdha në protestë sepse nuk pajtohem si i trajtojnë familjet ilegale, ata i ndalojnë familjet dhe fëmijët e tyre, unë mendoj që kjo nuk është e drejtë, kjo nuk duhet të ndodhë. Ne duam që ata të trajtohen më mirë dhe t’i bashkojnë fëmijët që janë ndarë nga familjet e tyre”, ka thënë ai.