Një djalosh i vogël kureshtar është tmerruar kur ka shkelur në një kapak të dëmtuar dhe ka rënë në pusetën e kanalizimit në qytetin Zunyi të Kinës.
Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur trevjeçari po shëtiste së bashku me prindërit e tij. Papritur ai shkel në kapak dhe zhduket për pak sekonda, raporton KTV.
Babai i tij reagoi menjëherë dhe pas tentimit të dytë e nxjerr të birin nga puseta.
“Kishte ujë dhe nuk mund të shihja shkaku i errësirës. Ai ra në gropë, por e mbajti kokën lartë. Ishte i tmerruar, por fatmirësisht shpëtoi me disa lëndime në këmbë”, tha një dëshmitar.
Policia menjëherë arriti në vendin e ngjarjes dhe i kontaktoi ekipet e mirëmbajtjes të cilët e rregulluan kapakun e thyer.
Artikuj të ngjashëm
-
Dy gra të huaja mbyllin një foshnje brenda kabinës së tualetit në një aeroplan në Kinë
-
Momenti tronditës kur shpërndarësi i ushqimit ra në hapësirën e ashensorit
-
Në Kinë pretendohet se është gjetur tualeti më i vjetër në botë
-
Shpëtohet këlyshi që kishte rënë në një tub të ngushtë të kanalizimit
-
Tualeti më i vjetër në botë zbulohet në Kinë