Një familje në Visokë të Patosit thotë se po jetojnë prej ditësh në një situatë të frikshme, pasi në mes të një are dhe pusi që kanë hapur për ujë rrjedhin gaz dhe mbetje të tjera hidrokarbure.
Siç transmeton oranews, ata thonë se kanë njoftuar autoritetet, por ende nuk kanë marrë një zgjidhje për këtë situatë të rrezikshme.
Flaka tregon se nga toka rrjedh gaz. Pamjet në video janë xhiruar në Visokë të Bashkisë Patos.
Familja që ka tokën thonë se po jetojnë me frikë, pasi gaz nxjerr edhe pusi i shpuar për ujë të pijshëm.
"Mund të pëlcasë gaz, të marrë flakë. Asnjë lloj shpjegimi deri tani."
Edhe
Publikohen pamjet nga shpërthimi i gazit në Fier
Ndërsa në mes të pronës të mbjellë me lajthi ka shpërthyer dhe një fontanë që nxjerr mbetje hidrokarbure.
Prej aty ky ujë shkon në Gjanicë, duke u kthyer kështu në një problem jo vetëm për këtë familje.
"Del pak gaz dhe argjil, ujë i përzier me argjil."
Zona është e njohur si naftëmbajtëse, por kërkimet për naftë bëhen larg. Ndaj fenomeni ka sipas kryefamiljarit ka habitur edhe ekspertët, të cilët ende nuk i kanë dhënë një zgjidhje.
Edhe
Një zonë e Fushë-Kosovës pa ujë, shpërtheu gypi
"Si ka mundësi që ndodhi këtu? Mund të kishte ndodhur afër puseve, por jo këtu."
Pemët e dëmtuara janë tjetër shqetësim për të cilat familja kërkon kompensim.