Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shpërthen një tubacion gazi në Lituani

Një shpërthim i madh ka goditur një tubacion gazi në rajonin Pasvalys, në veri të Lituanisë, pranë kufirit me Letoninë.

Imazhet e transmetuara nga mediat lokale tregojnë flakët por zyrtarët thonë se nuk ka pasur lëndime të shkaktuara nga shpërthimi, raportoi BBC-ja të premten.

Ministri i Mbrojtjes i Letonisë, Artis Pabriks shkroi në Twitter se shkaku i incidentit do të hetohej, por tha se sabotimi nuk mund të përjashtohej.

Por operatori i tubacionit tha se nuk besonte se shpërthimi ishte i dyshimtë.

"Sipas vlerësimit fillestar, ne nuk shohim ndonjë shkak malinj, por hetimi do të mbulojë të gjitha opsionet e mundshme”, u tha gazetarëve shefi ekzekutiv i Amber Grid, Nemunas Biknius.

Edhe Shpërthim në një terminal të eksportit të gazit në Shën Petersburgut Botë Shpërthim në një terminal të eksportit të gazit në Shën Petersburgut

Ai shtoi se furnizimi me gaz në tubacion ishte ndërprerë dhe se pret që zjarri të shuhet në orët në vijim.

Amber Grid shtoi se shpërthimi ka ndodhur larg ndërtesave të banimit.