Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Tifozi i Arsenalit “pushton” rrjetet sociale me përgjigjen për transferimin e Ronaldos tek Unitedi

Klubi i njohur londinez, Arsenal, ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme sezonin e ri në Premier League, duke humbur të tri ndeshjet e para.

Sezoni i ri sapo ka nisur dhe tifozët kanë nisur ta humbin durimin me trajnerin Mikel Arteta, që të shtunën pësoi 5:0 nga Manchester City.

Ndërkaq ka tifozë që tashmë kanë pranuar “realitetin”. Një nga ta është bërë viral në rrjete sociale me përgjigjen e tij në një transmetim direkt në Portugali kur është pyetur për transferimin e Cristiano Ronaldos te Manchester Unitedi.

Gazetari e pyet tifozin se a është fans i Cristiano Ronaldos, por ai përgjigjet se është tifoz i Arsenalit.

Kur pyetet se si ndihet që Ronaldo do të luajë për rivalin e Arsenalit, tifozi ka thënë se Unitedi më s’është rival i “Topçinjve”.

“Rivali jonë është Brightoni tash, por luajmë në të njëjtën ligë me Unitedin”, ka thënë ai, në videon që tashmë ka “pushtuar” të gjitha rrjetet sociale.