Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Tifozët kërkojnë ndihmën e magjistares, besojnë se klubi është kapluar nga magjitë e zeza

Tifozët e futbollit të ngopur dhe të lodhur me ekipin e tyre, i cili nuk ka fituar ndonjë trofe tashmë 20 vjet, kanë vendosur të bëjnë diçka të pazakontë për ta kthyer ekipin në rrugën e fitoreve, përcjell Koha Ditore.

Ata kanë ftuar një magjistare, në mënyrë që të pastrojnë ekipin nga "gjërat e këqija" që, sipas tyre, e kanë kapluar dhe nuk po e lejojnë të shijojë sukses, shkruan The Sun. Këtë veprim e kanë bërë ditë më parë tifozët e skuadrës Cruz Azul, që bën gara në elitën e futbollit të Meksikës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Magjistarja më e njohur në Meksikë, me emrin Zulema, ka pranuar ftesën dhe ajo tashmë ka vizituar stadiumin e Cruz Azulit, në qytetin Tula de Allende.

Cruz Azul për herë të fundit ka fituar titullin në vitin 1997, ndërsa në tri edicionet e fundit, ekipi nuk ka arritur të kualifikohej në garat e plejofit, pasi ka përfunduar nën tetë ekipet e para.

Aktualisht, Cruz Azuli zë vendin e 15-të në tabelë, me 14 pikë të tubuara pas 14 xhirove të zhvilluara në Superligën e Meksikës, që përbëhet prej 18 skuadrave.

"Magjistaren Zulema e kemi parë si shpëtimin tonë të vetëm për klubin. Për këtë arsye, kemi vendosur që ta ftojmë në mënyrë të organizuar për të na ndihmuar. Ajo nuk ka hezituar dhe besojmë fuqishëm se shumë shpejt do të festojmë sukseset e klubit", ka thënë Pedro, njëri prej tifozëve të Cruz Azulit...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.