Hoteli “Atlantis, The Palm Dubai” si dhe brendi i njohur i shampanjës “Moet & Chandon”, janë duke festuar së bashku thyerjen e rekordit botëror “Guinness” për piramidën më të madhe në botë me gota shampanje.
Një total prej 54.740 gotash shampanje u vendosën njëra mbi tjetrën prej një ekipi të përbërë prej 6 personave nga kompania holandeze e ngjarjeve argëtuese “Luuk Broos Event”, për të formuar një piramidë 8.23 metra të lartë.
Më pas shampanja Moet & Chandon u derdh lumë në hotelin në Dubai për të mbushur të gjitha gotat.
Rekordi i mëparshëm mbahej po nga kompania holandeze “Luuk Broos Event”, e cila në 2017 ndërtoi një piramidë me 50.116 gota në total. /A2
{gallery}
Artikuj të ngjashëm
-
Pema më e shtrenjtë e Krishtlindjes gjendet në Abu Dhabi
-
Si i kanë bartur egjiptianët gurët e rëndë për t’i ndërtuar piramidat
-
Kulla Eiffel e krijuar me qibrita hyn në Guinness, pasi u refuzua herën e parë
-
Krijohet pica më e madhe në botë, kaq ton përbërës u hodhën mbi të
-
Futet në Guiness unaza me më së shumti diamante