Kuriozitet

Pema më e shtrenjtë e Krishtlindjes gjendet në Abu Dhabi

Christmass tree

Krishtlindjet janë një periudhë e ngrohtë feste, ku familjet mblidhen për të ndarë momente të bukura dhe për të shkëmbyer dhurata si shenjë dashurie e mirënjohjeje. Natyrisht, simboli kryesor i kësaj feste është pema e Krishtlindjes.

Disa zgjedhin një pemë artificiale që e përdorin çdo vit, të tjerëve u pëlqen aroma dhe bukuria e një peme të vërtetë, ndërsa disa të tjerë nuk kursejnë aspak dhe shkojnë në ekstremin e luksit.

Në vitin 2010, hoteli luksoz Emirates Palace në Abu Dhabi arriti të vendoste rekordin për pemën më të shtrenjtë të Krishtlindjes në botë.

Pema që u vendos në hotelin luksoz Emirates Palace ishte pak mbi 12 metra e lartë. Vetëm kjo pemë artificiale kushtoi 10,000 dollarë!

Por, çfarë e çoi koston në miliona? Dekorimet, sigurisht!

Ajo ishte zbukuruar me fjongo argjendi dhe ari, topa klasikë zbukurues dhe drita të vogla. Këto janë dekorime të zakonshme, por ata nuk u ndalën këtu.

Pronari i një dyqani bizhuterish të quajtur “Style Gallery” solli disa nga produktet e tij për të zbukuruar pemën edhe më shumë. Në total përmbante 181 diamante, perla, smeralde, safire dhe gurë të çmuar të tjerë. Mes bizhuterive kishte varëse, ora dhe byzylykë. Kostoja e këtyre 181 copave bizhuteri u vlerësua mbi 11 milionë dollarë!

Megjithëse kjo duket e tepruar, ky hotel “me shtatë yje” ka pasur edhe më parë ide të tilla marramendëse, si për shembull një automat që shet shufra ari.

Ky rekord do të jetë i vështirë për t’u thyer, por për tani kjo mbetet pema më e shtrenjtë e Krishtlindjes deri më sot!

Një pemë Krishtlindjeje Disney – 4.2 milionë dollarë

Edhe pse mund të mendoni se bëhet fjalë për pemën gjigante të Krishtlindjes që shihni kur hyni në Disneyland gjatë dimrit, nuk është ajo që po flasim!
Edhe këtë herë, Japonia është përgjegjëse për këtë pemë Krishtlindjeje.

Në distriktin luksoz Ginza në Tokio, u krijua një nga pemët më të jashtëzakonshme të Krishtlindjes.
Dhjetë artizanë punuan për dy muaj rresht për të formuar një pemë tërësisht prej ari të pastër 24 karatësh, me peshë 88 paund dhe lartësi mbi dy metra.

Pema përfshinte 50 personazhe të dashur të Disneyt dhe në majë mbante siluetën ikonike të Mickey Mouse.

Kjo kryevepër festive u vlerësua me 4.2 milionë dollarë.

Pema e vogël e Tokios – 1.8 milionë dollar

Një pemë Krishtlindjeje mbi 14 centimetra në Japoni kushtoi 1.8 milionë dollarë. Dhe kjo nuk është as më e shtrenjta, aspak.

Krishtlindjet supozohet të jenë një kohë për të festuar me familjen dhe për të shkëmbyer dhurata si shenjë e mirënjohjes për ata që duam. E sigurisht, ç ’janë Krishtlindjet pa pemën e Krishtlindjes?

Një zinxhir i njohur dyqanesh në Japoni prezantoi një pemë vetëm 40 centimetra të lartë, e dekoruar me trëndafila të vegjël, secili me një diamant në qendër, të importuar nga Australia dhe Afrika.

Pema shoqërohej edhe nga një arush i kuq me një varëse diamanti. E vogël në përmasa, por gjigante në vlerë: 1.8 milionë dollarë.

Një pemë për dashamirësit e alkoolit – 55.000 dollarë

Në Londër, një nga qytetet më të shtrenjta në botë, hoteli luksoz Sofitel prezantoi një pemë të pazakontë Krishtlindjeje.

Ajo përbëhej nga një strukturë metalike e lartë mbi 5 metra, e zbukuruar me 200 shishe të vogla konjaku Louis XIII Grande Champagne, një nga pijet më të çmuara në botë.

Çdo shishe ishte e dekoruar me ar 24 karatësh, punuar me dorë nga pesë mjeshtër specialistë, shkruan The Fact Site.

Në total, ky instalacion festiv arriti vlerën e 55,000 dollarëve, duke e bërë një nga pemët më të çuditshme dhe më të shtrenjta të zbuluara ndonjëherë.

Nëse do të merrje një shishe nga pema, do të të duhej të filloje me kujdes nga maja dhe të zbresësh ngadalë, përndryshe balanca mund të prishet dhe do të mbeteshe me një rrëmujë shumë të shtrenjtë.