Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Themeluesi i thotë lamtumirë “Hello Kittyt”

Shintaro Tsuji, themeluesi i kompanisë japoneze “Hello Kitty”, në moshën 92-vjeçare ka vendosur të heq dorë.

Tsuji, ka njoftuar se ia dorëzon kompetencat nipit të tij 31 vjeçar, Domokuni Tsuji.

“Hello Kitty”, një karikaturë e zbukuruar me flokë, u themelua 50 vjet më parë dhe tashmë ka debutuar në gjithë botën. Ky imazh është shfaqur në produkte të ndryshme, përfshirë rroba, lodra e artikuj të ndryshëm për fëmijë.

Tsuji, ka njoftuar se zyrtarisht largohet nga kompania më 1 gusht.

“Hello Kitty” është bërë një ikonë e njohur në tërë Japoninë, prej kur është themeluar.